Gjirokastër, rrufetë ‘vrasin’ 80 krerë bagëti, groposen që të mos shiten

downloadShkarkimi i rrufesë, ka sjellë ngordhjen e rreth 80 krerëve në dy zona të Qarkut Gjirokastër përkatësisht në zonat e Kaparielit dhe Nivicës.

Sipas përgjegjësit të Shërbimit Veterinar në Drejtorinë Rajonale të Bujqësisë, në dy tufa të imtash, shkarkimi i rrufesë ka sjellë ngordhjen e këtyre krerëve ku specialistët kanë shkuar në këto zona dhe kryer groposjen në mënyrë që të mos tregtoheshin për konsum. Dokumetacioni u përcoll pranë pushtetit vendor dhe pritet të bëhet dëmshpërblimi.

Duke qenë se Qarku i Gjirokastrës cilësohet si një vatër e nxehtë për sëmundshmërinë zonoze e sidomos antraksit e brucelozës, po merren masat profilaktike dhe po vijon vaksinimi i krerëve dhe remontit. Nisur nga rastet e shumta ku janë riaktivizuar vatra të plasjes si në fshatin Arrëz e Madhe në Tepelenë, Valare e Dropull në Gjirokastër etj ku ka patur edhe prekje të njerëzve, është kërkuar një kontroll më i rreptë dhe rivaksinim i të imtave dhe gjedhit. Shërbimi Veterinar po vijon marrjen e masave në tri rrethet e qarkut duke kërkuar dhe sensibilizimin e banorëve për të tërhequr mishin me vulën e kontrollit të shërbimit përkatës. 

Qarku i Gjirokastrës cilësohet si një vatër e nxehtë për sëmundshmërinë zonoze e sidomos antraksit e brucelozës. Ky shërbim po merr masat profilaktike dhe po vijon vaksinimin e krerëve dhe remontit./A1 Report