Gjirokastër, sekuestrohen 25 thasë me kanabis dhe 2820 bimë

droge-640x356Policia e Gjirokastërës ka sekuestruar 25 thasë me kanabis në dy operacioni në Frashër të Përmetit dhe në Kurvelesh të Tepelenës.

Në këtë operacione ku janë angazhuar 75 forca policore u evidentuan dy hangarë që shërbenin për tharje të bimëve narkotike.

Po ashtu gjatë këtyre operacioneve u asgjësuan me anë të djegies 2820 bimë narkotike në proces tharje, si dhe 970 bimë të kultivuara.

Ndërkohë u shpallen në kërkim dy persona.

Operacioni i parë u zhvillua në vendin e quajtur Mbroshnik të fshatit Frashër të rrethit Përmet. Gjatë operacionit është evidentuar një hangar ku brenda të cilit u gjetën të varura në proces tharje 2500 dega të bimëve narkotike në proces tharje të cilat u asgjësuan në vend me anë të djegies.Gjithashtu u gjetën 25 thasë të mbushur me lëndë narkotike me peshë rreth 260 kg. Nga ana e Policisë Përmet është shpallur në kërkim shtetasi K.L.,  banues në Frashër, i cili në momentin e ndërhyrjes së Policisë ka mundur të largohet në pyll.

Operacioni i dytë u zhvillua në Njësinë Administrative Kurvelesh në malin e fshatit Nivicë ku u gjet një parcelë me 970 bimë të kultivuara dhe një hangar me 320 dega të bimëve narkotike të varura në proces tharje. Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative Policia e Tepelenës ka shpallur në kërkim shtetasin K.V., pasi ka mundur të largohet në mal.

Vijon puna për kapjen e autorëve si dhe për zbardhjen e plotë të këtyre veprave penale.

droge

14937166_10209319083727796_1954256083_n

14914673_10209319083927801_1942037689_n

14971301_10209319084407813_501599324_n

14962943_10209319085487840_1535686357_n