Gjirokastër, sherr me grushta te ‘Blloku i Furrave’, plagoset 41-vjeçari

Një sherr ka ndodhur në Gjirokastër në lagjen ‘Blloku i Furrave’ një ditë më parë.

Sipas njoftimit të policisë, dy persona, me inicialet M.C e B.C, vjeç 30 e 35, banues në këtë lagje, kanë goditur lehtë me grusht dhe mjete të forta 41-vjeçarin J.B, banues gjithashtu te kjo lagje.

Më poshtë njoftimi i plotë i Policisë.

Më datë 03.09.2017, u ndaluan shtetasit M.C e B.C, vjeç 30 e 35, banues në lagjen “Blloku i Furrave”, pasi dyshohet se  në lagjen “Blloku i Furrave”, kanë plagosur lehtë me grusht e  mjete të forta,  shtetasin J.B, vjeç 41, banuese në këtë lagje. Nenet 89 e 25 të  Kodit Penal.