Gjirokastër, shitësja denoncon në polici: Dikush më bleu 3 kg djathë me 100 euro false
November 4, 2017
Një shitëse në Gjirokastër ka bërë kallëzim në polici për një person të paidentifikuar, i cili dyshohet se ka blerë 3 kg djath me një kartmonedhë 100 euro të falsifikuar. Më poshtë njoftimi i shpërndarë për media nga policia e Gjirokastrës për ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë.
“Më datë 02.11.2017, shtetasja A.A, vjeç 40, banuese në Gjirokastër, shitëse në nje bulmetore ka bërë kallëzim se më datë 31.10.2017, një shtetas i paidentifikuar ka blerë 3 kg djathë, duke bërë pagesën me një kartëmonedhë 100 euro, që dyshohet të jetë e falsifikuar, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 183 i Kodit Penal”