Gjirokastër, shtohet interesi i të rinjve për kurset e formimit profesional (VIDEO)

Në Gjirokastër po shtohet interesimi mes të rinjve për kurset e formimit profesional. Por nxënësit në këto kurse pohojnë se megjithë përpjekjet, mundësia për të gjetur punë mbetet e vogël. Papunësia mbetet problem për këtë qark, i cili si rezultat vazhdon të humbasë banorë, sidomos nga moshat e reja që zgjedhin zona të tjera të Shqipërisë ose emigracionin si rrugëdalje./voa