Gjirokastër, studentët e Fakultetit Ekonomik mbjellin pemë në Parkun e Viroit

Një grup studentësh të Fakultetit Ekonomik në Universitetin ‘Eqrem Çabej’ Gjirokastër mbollën sot rreth 30 fidanë pemë në parkun e Viroit. Të shoqëruar edhe nga disa pedagogë, ata e ndërmorën këtë aksion si një kontribut për shtimin e hapësirave të gjelbërta. Pemët të llojit qiparis u mbollën pranë burimit të liqenit, me qëllim që ato të pengojnë disi edhe depërtimin e fëmijëve të vegjël pranë sipërfaqes së ujit.