Gjirokastër, të rinjtë e FRPD dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë
May 9, 2016
Të rinjtë e forumit të PD-së në Gjirokastër dhuruan sot gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë.
Ata iu përgjigjën thirrjes së Kryqit të Kuq Kombëtar për të ndihmuar vullnetarisht, si mënyra e vetme për të shpëtuar jetët e fëmijëve.
Spitali rajonal i Gjirokastrës, si shumë spitale të tjera në vend, përballet gjithnjë me mungesë gjaku.
Edhe në raste urgjencash, në të shumtën e rasteve janë familjarët dhurojnë gjak për të sëmurët.