Gjirokastër, të rinjtë e PS aktivitet në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore

14519849_176097652833128_8956345606383530834_nNë kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore të rinjtë e Forumit Rinor Eurosocialist në Gjirokastër kanë zhvilluar një aktivitet.

Të organizuar në grupe ata dolën në rrugët e qytetit, kryesisht në zonën historike, për të shpërndarë materiale informuese, në mënyrë që të përcjellin mesazhin e mbrojtjes dhe promovimit të monumenteve kulturore.

Gjirokastra bashkë me Beratin janë dy qytetet shqiptare të marra në mbrojtje prej UNESCO-s, si pjesë e trashëgimisë botërore.

|Libohova Online|

14495456_176099002832993_2821964379316394292_n14446197_176098706166356_6688417442770764324_n