Gjirokastër, të sëmurit mendor i ndërpresin pagesën e invaliditetit

dfdgdfPrej 2 vitesh, një 32-vjecar me probleme mendore nga fshati Humelice në Gjirokastër i është ndërprerë pagesa e invaliditetit. I ati i të sëmurit, Bujar Nela tregon se i biri ka përfituar pagesë invaliditeti të plotë, por që prej vitit 2013 ky trajtim ekonomik nga shteti është mohuar. Pavarësisht faktit se mjekët e spitalit rajonal të Gjirokastrës, “Omer Nishani vijojnë ta konsiderojnë të paaftë për punë 32 -vjecarin, ndihma është ndërprerë duke e vendosur këtë familje në një situatë të vështirë ekonomike.

Babai i tij shprehet se e kanë të vështirë të përballojnë mjekimin e të birit vetëm me pagesat e pesnsionit, ndërsa I biri merr vetëm pagesën e kempit në bashki. “Jemi të pashpresë se do të ketë drejtësi” pohon Bujar Nelaj.

Ndonëse prej gati 8 vitesh, 32-vjecari trajtohet me kemp nga shteti për shkak të gjendjes së tij mendore, ndërprerja e pagesës se invaliditetit ka lënë në pashpresë të sëmurin dhe familjen e tij. Edhe pse ka trokitur në dyert e institucioneve për ankesë, familja Nelaj ende nuk ka gjetur zgjidhje.

Ata pohojnë se ndërprerja e pagesës ndikon në ecurinë e mjekimit të djalit të tyre të sëmurë, për shkak të pamundësisë ekonomike, cka ndikon drejtpërdrejt në përkeqësimin e sëmundjes.