Gjirokastër, televizioni i LSI-së censuron hapjen e fushatës nga PS (VIDEO)

Një ditë më parë Partia Socialiste hapi zyrtarisht fushatën elektorale në Gjirokastër, duke prezantuar para qytetarëve 7 kandidatët për deputetë.

Në këtë takim merrnin pjesë simpatizantë të PS-së, drejtues të ndryshëm në nivel lokal dhe qytetarë të Gjirokastrës.

Por nëse shikon edicionet e lajmeve të ditës së sotme në tre televizionet lokale të Gjirokastrës, bie në sy se kjo ngjarje është pasqyruar vetem tek televizioni publik Gjirokastra. Ndërsa Alpo Televizion dhe Tv Channel 7 nuk e kanë raportuar fare.

Për Channel 7 nuk dihen arsyet pse e ka censuruar, por për Alpo Televizion s’është e vështirë të merren me mend. Prej gati një viti ky televizion është i kontrolluar prej LSI-së nëpërmjet deputetit Vangjel Tavo.

Raportimet e Alpo Tv janë vetëm për takimet e Vangjel Tavos, Zamira Ramit apo të tjerë drejtuesve të LSI-së në qarkun Gjirokastër,ndërsa sa i përket opozitës apo PS-së urdhërohet gjithë e më pak vizibilitet e raportim. Më poshtë edicionet e lajmeve të ditës së sotme të Alpo Televizion dhe Tv Channel 7

/ArgjiroLajm.net/