Gjirokastër, turizëm me iso-polifoni (Video)
August 15, 2014
Nga shtëpitë muze të Gjirokastrës këto mbrëmje vere dëgjohet kënga polifonike. Kjo pjesë e trashëgimisë folklorike e mbrojtur nga UNESCO për herë të parë u ofrohet edhe vizitorëve të huaj. Grupi polifonik ”Argjiro” çdo mbrëmje interpreton këngët më të lashta të trashëguara brez pas brezi.
Iso-polifonia është marrë në mbrojtje nga UNESCO si pjesë e trashëgimisë shpirtërore që prej vitit 2006, një vit pas mbrojtjes së trashëgimisë monumentale të qytetit të gurtë.