Gjirokastër, vënë zjarr qëllimisht pranë bustit të Çerçiz Topullit në Mashkullorë (FOTO)

Vatra e zjarrit e rënë në fshatin Mashkullorë është riaktivizuar.

Sipas informacioneve nga terreni, zjarri i vendosur qëllimisht ka nisur që prej orës 11:00 të ditës së sotme pranë lapidarit të Çerçiz Topullit. Si për cudi, herën e kaluar zjarri u vendos në haurin ku u zhvillua Lufta e Mashkullorës.

Fillimisht rrezikoheshin banesat e fshatit, ndërsa për momentin në rrezik është një sipërfaqe e konsiderueshme e mbjellë me pemë frutore dhe ullishte.

Për të shuar flakët janë angazhua forcat zjarrfikëse të Gjirokastrës dhe banorë të zonës.