Gjirokastër, vodhi lokalin te “Ura e Lumit”, arrestohet 35-vjeçari

Lazarat policiaNga ana e Specialistëve të Hetiçmit dhe Parandalimit të Krimit  në Komisariatin e Policisë  Gjirokastër është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit Aurel Çako, 35 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë.

Ky shtetas u ndalua pasi:

Në datë 22.10.2015  në vendin e quajtur “Ura e Lumit”  Gjirokastër, dyshohet se  ka vjedhur lokalin  në pronësi të shtetasit   K.A , 28 vjeç, banues në Gjirokastër .

Shtetasi Aurel  Çako dyshohet se ka vjedhur në lokal 20.000 lekë (të rëja)

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Vjedhje” të parashikuar nga neni 134  i Kodit  Penal.