Gjirokastër, vret veten një person në fshatin Çepunë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhu sot pasdite në Gjirokastër. Në hyrje të fshatit Çepunë,  Njësia Administrative Cepo, ka vrarë veten shtetasi G.M 59 vjeç. Policia thotë se nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër. Në vëndngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.