Gjirokastër, zaptoi tokën e spitalit për të vendosur kënd lojërash, kallëzohet në Prokurori 44-vjeçari

Një 44-vjeçar nga Gjirokastra është kallëzuar në Prokurori pasi dyshohet se zaptoi 25 m2 tokë në territorin e spitalit për të vendosur një kënd lojërash.

“Më datë 09.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin A.N vjeç 44, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se në territorin e nje spitali ka pushtuar 25 m2 tokë, ku ka vendosur një kënd lojërash për fëmijë. Neni 200 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë Gjirokastër.