Gjirokastër, zbulohet 12-vjeçarja që luante lojën e rrezikshme “Balena Blu”

Zyrtarisht loja që ka tmerruar të gjithë globin dhe i ka marrë jetën qindra fëmijëve, ka ardhur tashmë në Shqipëri.

Rasti i parë i regjistruar i “Balenës Blu” i ka ndodhur një 12 vjeçareje në qytetin e Gjirokastrës.

E mitura kishte thuajse dy javë që e luante lojën që për “mision” të fundëm ka vetëvrasjen duke u hedhur nga lartësia. Kanë qenë shokët e klasës së saj të cilët kanë vënë re se ajo kishte shenja në trup, të shkaktuara nga vetëplagosjet, ashtu siç i “kërkon” dhe kjo lojë perverse në rrjetin social.

Policia shpjegon se vajza ishte në nivelin e 33 të lojë, aty ku nisin dhe “vetëndëshkimet” nda trupit. Nieli i fundit, ai i 50-ti, ka të bëjë me misionin e fundëm, vetëvrasjen. Fatmirësisht rasti në fjalë është parandaluar.

Por çfarë është kjo lojë djallëzore?

Balena Blu nis me një kërkesë të thjeshtë në internet ose përmes një telefonate, nga një person i panjohur i cili të propozon nëse ke dëshirë të luash lojën.

Fëmijëve iu kërkohen sfida të vështira dhe të dhimbshme, si p.sh të presësh veten me thikë, të zgjohesh në orën 4:20 të mëngjesit për të parë videot horror që të dërgon personi anonim dhe sfida të tjera të dhimbshme që i jepen fëmijës për 50 ditë, deri në sfidën e fundit: Të hidhen nga tarraca e një pallati të lartë për tu shpallur fitues i sfidës.