Gjirokastër, zgjat pak arratia e të riut që iku nga Gjykata e Apelit, policia e kap brenda në pus (FOTO)

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar 24-vjecarin nga Delvina, Saimir Ahmeti, i cili  ishte arratisur nga Gjykata e Apelit Gjirokastër. I riu u kap i fshehur në një pus ne lagjen ‘Partizani’ pranë hotel ‘Gjirokastra’. Në foton që sjell Libohova Online duket pusi ku ishte fshehur Ahmeti. Policia thotë se ai u kap falë punës së mirorganizuar nga policia e Gjirokastrës, si dhe informacioneve të marra në kohë reale nga qytetarët, të cilët i falenderon për bashkëpunimin. Saimir Ahmeti po shoqërohet për në spitalin rajonal Gjirokastër për kontroll mjeksor pasi ka shfaqur probleme nga që ishte futur në pus. Ai kishte ardhur në Gjykatën e Apelit Gjirokastër për t’u njohur me masën e sigurisë, pasi ishte arrestuar disa ditë më parë me akuzën e përndjes së ish-bashkëshortes, por mundi që t’i shpëtonte policisë nga ambientet e gjykatë.