Gjirokastër, zjarr masiv në pyllin e Plesatit

tmp_28108-zjarr-pyje-c1200x600-1830992845Një zjarr masiv ka përfshirë pyllin e Plesatit në Gjirokastër dhe deri tani parashikohet që dëmet të jenë të mëdha.

Terreni i vështirë, e bën të pamundur ndërhyrjen e mjeteve nga ana e forcave zjarrfikëse dhe të policisë.

Përhapja e zjarrit është izoluar në një pjesë të lokalizuar të pyllit. Pritet ndërhyrja e forcave të ushtrisë.