Gjirokastër, zjarr në afërsi të Kalasë së Shën Triadës

Një zjarr ka rënë pasditen e kësaj të enjteje në kodrat lindore të Gjirokastrës.

Mësohet se zjarri ka rënë në afërsi të kalasë së Shën Triadës.

Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ku po punojnë për shuarjen e tij.

Policia ka nisur hetimet për zhardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit, ku sipas informacioneve paraprake dyshohet se ka qenë zjarrvënie e qëllimshme.