Gjirokastër,turizmi në ditë të mbara 3500 turistë më shumë se vjet

Fluksi i turistëve të huaj ka njohur rritje me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Vetëm për 6-mujorin e parë të këtij viti, numri i vizitorëve të huaj është 22 mijë.

Sipas specialistëve të kulturës në Gjirokastër, janë 3500 vizitor më tepër se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Për drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Albert Kasi, kjo shifër bëhet fjalë vetëm për vizitorët e huaj duke përjashtuar ata vendas që janë më shumë në numër.

“Kemi shifra interesante për numrin e turistëve në kalanë e Gjirokastër, dhe janë 300-3500 turistë më shumë se vitin e kaluar. Origjina e tyre është e ndryshme, kemi nga të gjitha vendet e botës. Kryesisht nga perëndimi, po ka edhe nga Polonia, Çekia, Rusia”, shprehet Kasi për Report TV.

Këtë vit ndryshe nga herët e tjera, interes kanë shfaqur edhe turistët nga Europa lindore si Polonia, Rusia, Hungaria, Ukraina. Gjithashtu turistë ka pasur edhe nga Amerika Jugore dhe ajo Qendrore si Meksika, Hondurasi etj.

Interesi i tyre më tepër është drejt zonës muzeale dhe sigurisht, pjesë e axhendës së pandarë është kështjella e qytetit.

Vetëm nga shitja e biletave janë grumbulluar plot 5 milionë lekë, pa llogaritur këtu edhe përfitimet që ka pasur biznesi në zonën muzeale.