Gjirokastra çel sezonin turistik, presidenti Meta ia merr valles me Tavon (VIDEO)

Për hapjen e sezonit turistik sot në Gjirokastër ishte i pranishëm edhe presidenti i republikës, Ilir Meta. Vizita në Gjirokastër vjen në kuadër të një turi takimesh që kreu i shtetit ka nisur në jug të vendit. Meta u prit në Gjirokastër nga kryebashkiakja Zamira Rami, deputeti Vangjel Tavo dhe qytetarë të tjerë. Në zonën e pazarit karakteristik ai ka hedhur gjithashtu edhe një valle popullore.

“Kënaqësi e jashtëzakonshme që jam në Gjirokastër. Është e jashtëzakonshme, sepse gjithmonë ka zhvillime të reja, pozitive dhe ngaherë ka rritje të interesit për Gjirokastrën, e cila është shndërruar në një magnet për turistët vendas e të huaj. Jam i bindur se edhe ky sezon turistik që sapo është çelur, do të jetë mjaft i suksesshëm dhe duket tepër premtues, sepse sot kemi takuar përveç qytetarëve, edhe shumë turistë të huaj, të cilët sapo kanë ardhur dhe të cilët paralajmërojnë një sezon të suksesshëm e tepër të mbarë turistik”, tha Meta.