Gjirokastra “hambar” i hashashit, mbi 46 mijë rrënjë të asgjesuara brenda 2015

186676_3Operacionet policore për asgjësimin e kanabisit në Qarkun e Gjirokastrës janë gati të përditshme.

Nga të dhënat policore raportohet se që nga janari i vitit 2015  deri  më sot janë asgjesuar më shumë se 46 mijë rrënjë vetëm në këtë qark. Pas pastrimit të Lazaratit një vit më parë, kultivuesit kanë gjetur zona të tjera për kultivimin bimës narkotike.

Fshatrat e Tepelenës janë më problematikët për policinë, por kultivim ka edhe në fshatra të Gjirokastrës e Libohovës.

Disa ditë më parë të gjitha këto zona u monitoruan nga ajri me një avion italian të Guardia di Finanzës.

Parcelat u fotografuan dhe i janë vënë në dispozicion policisë shqiptare për të realizuar operacionet e asgjesimit./Libohova Online