“Gjirokastra in White”, si po ndryshon pamja në “18 Shtatori” (FOTO)
“Gjirokastra in White” është projekti që po zbatohet në Gjirokastër për unifikimin e fasadave të pallateve në lagjen “18 Shtatori”.
Në fundjavë ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro inspektoi nga afër punimet. Restaurimit do t’i nënshtrohen 140 banesa kolektive në bulevardin e lagjes “18 Shtatori”.
“Jemi në një tjetër moment të rëndësishëm të projeketeve në Gjirokastër. Pas restaurimit të pazarit, ishte shqetësim krijimi i një Gjirokastre unikale, jo vetëm tek pjesa e vjetër. Ndërhyrjet deformuese kanë krijuar mungesë ekuilibri mes pjesës së vjetër dhe asaj të re të qytetit, ndaj një vit më pare, në bashkëpunim edhe me Bashkinë hartuam projektin për të lyer 140 objekte, të cilat do ti nënshtrohen një trajtimi korrigjues edhe unifikues sa i takon pikëpamjes estetike”, tha ministrja Kumbaro gjatë inspektimit të punimeve.
Ajo shoqërohej në këtë takim nga kryebashkiakja Zamira Rami dhe i deleguari i PS-së për qarkun Gjirokastër, Bledi Cuçi. Vlera e këtij investim të qeverisë shqiptare përmes Fondit të Zhvillimit kap vlerën 202.230.331 Lek
/Libohova Online/