Gjirokastra, më pak lindje më shumë aborte

Instituti i Statistikave ka sjellë një skanim të të dhënave mbi raportin e lindjeve dhe aborteve në vend, që nga viti 2012 e deri në vitin 2016.

Të dhënat nga INSTAT (të nxjerra nga Sistemi i Survejancës së Abortit, IShP) tregojnë se në 5 vitet e fundit vihet re një ulje e ndjeshme e lindjeve shoqëruar dhe me ulje të numrit të aborteve gjithsej.

bort1

Numri më i lartë i aborteve regjistrohet në qarkun e Fierit, 553, Tiranës, 515 dhe Durrësit, 496. Në vitin 2016, raporti i numrit të lindjeve me abortet është 1 abort në 5,3 lindje. Raporti më i lartë i abortit regjistrohet në qarqet e Tiranës dhe Vlorës, me përkatësisht 310 dhe 228 aborte për 1000 lindje të gjalla.

borti2

Raportet më të ulëta të abortit regjistrohen në qarqet e Kukësit dhe Elbasanit, me përkatësisht 49, 71 dhe 88 aborte për 1000 lindje të gjalla. Sipas Instat, numri i aborteve jo domosdoshmërish shkon paralel me numrin e lindjeve të gjalla në secilin qark.

Kjo vihet re edhe në grafikun e mëposhtëm, ku qarqet si Gjirokastra dhe Vlora kanë një numër lindjesh relativisht të ulët, por një raport aborti të lartë.

Mund të themi se e kundërta ndodh për qarqet e Tiranës dhe Elbasanit, ku numri i lindjeve është i lartë por kjo nuk reflektohet tek raporti i aborteve.

borti3