Gjirokastra nuk gjen qetësi, ndërron jetë një tjetër elektriçist i OSHEE

Një prej dy elektriçistëve të plagosur sot në Gjirokastër ka ndërruar jetë. Për fat të keq Gëzim Çabej nuk ka mundur t’ia dalë mbanë. Ndonëse u transportua me helikopter drejt kryeqytetit për mjekim më të specializuar, ai ndërroi jetë. Bashkë me të është i plagosur edhe Adem Tosuni. Dy elektriçistët ishin mëngjesin e sotëm në zonën e Gërhotit për të kryer punime në rrjet, por sic mësohet nga të dhënat e para, ngatërruan fiderin e stakuar me fiderin ku kishte korent. Ata u transportuan fillimisht në spitalin “Omer Nishani”. Ay vijon të qëndrojë ende Adem Tosuni, jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa Gëzim Çabej nuk arriti të mbijetonte.