Gjirokastra porta hyrëse e refugjatëve, mbi 100 persona të ndaluar vetëm gjatë muajit maj

Rritja e numrit të klandestinëve nga vendet e treta që hyjnë ilegalisht në territorin shqiptar nëpërmjet kufirit te gjelbërt me Greqinë ka shtuar edhe masat e strukturave të policisë për forcimin e kontrollit të kufirit. Sipas statistikave të publikuara nga Drejtoria Rajonale e Kufirit në Gjirokastër, vetëm gjatë mujit maj janë ndaluar në afërsi të vijës kufitare rreth 100 klandestinë. Pjesa më e madhe e tyre janë shtetas sirianë, nga Eritrea, Afganistani, etj. “Gjatë stinës së pranverës dhe në nisje të sezonit të verës po regjistrohet nje fluks në rritje i emigrantëve që hyjnë ilegalisht në vendin tonë me destinacion përfundimtar shtetet e Bashkimit Europian.”, shprehen përfaqësuesit e policisë kufitare në Gjirokastër.

Gjatë këtyre ditëve blutë e kufirit kanë shtuar masat për forcimin e kontrollit të vijës kufitare. Në mbështetje të tyre janë vendosur dhe efegektiva të forcave të ndërhyrjes së shpejtë si dhe forcave Delta. Së fundi edhe Agjensia Europiane e kufijve e ka përfshirë Shqipërinë në shtetet nga të cilat kakojnë tranzit emigrantët e paligjshëm.

Së shpejti në zonën kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë do të vendosen 45 oficerë të saj me qëllim përballimin e fluksit të emigrantëve. Ndërkohë pranë Drejtorisë së Kufirit në Gjirokastër funksionon qendra e pritjes së klandestinëve, ku ju ofrohet ndihmë humanitare emigrantëve të cilët ndalohen në kufi, për të vazhduar më pas me procedurat e deportimit të tyre.