Gjirokastra ‘porta’ pritëse e klandestinëve, ndalohen 10 vetë brenda dy ditësh

Shatë klandesintë me origjinë nga Algjeria u kapën nga Policia Kufitare e Gjirokastrës në vendin e quajtur ‘Mulliri’.

Ata ishin të moshave të ndryshme, nga 16 vjeç deri në 46 vjeç. Ndërkohë në Gjirokastër te ‘Ura e Lumit’ u kapën gjithashtu 3 shtetas sirian, një libian dhe një palestinez.

Të gjithë këta shtetas kishin kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme nga Greqia.

Siç njofton policia, klandestinët u proceduan me urdhëra-largimi vullnetar, ndërsa një prej tyre u shoqërua në Babru të Tiranës te Qendra e Pritjes së Klandestinëve.