Gjirokastra, qyteti i treti në Shqipëri me më shumë makina
Shumica dërrmuese e shqiptarëve nuk zotërojnë makinë.
Sipas INSTAT, vetëm 17.7 % e shqiptarëve zotërojnë një makinë, ndërsa shifrat tregojnë se qarku i Durrësit dhe i Vlorës kryesojnë me numrin më të madh të tyre.
Banorët e qarkut të Durrësit renditen në Shqipëri me numrin më të lartë të pajisur me makina, shifrat e INSTAT bëjnë të ditur se 23.4 % e “durrsakëve” kanë në zotërim makina.
Ky qytet, ndiqet nga një tjetër po bregdetar, në Vlorë 23.3 % e banorëve zotërojnë makinë.
Të dy qytetet bregdetare kanë të ardhura shtesë nga emigracioni, çka i ka ndihmuar në blerjen e autoveturave, apo janë të afërmit nga përtej detit që u dhurojnë vetura kur vijnë në Shqipëri për pushimet e verës, apo të fundvitit.
Pas tyre renditet Gjirokastra, edhe ky një qytet që ka burime shtesë të ardhurash nga emigracioni. Ndërsa Tirana mbetet pas tyre, me 18.6 % , ndërsa madje Berati dhe Fieri kanë shifra më të larta të zotërimit të këtij mjeti lëvizjeje.
Qyteti me më pak të tilla, është Dibra, vetëm 12 % e banorëve kanë makina. Çdo vit importohen në vend rreth 20 mijë makina, mbi 95% e të cilave të përdorur.