Gjirokastra ripërtërin traditën me Panair të Trashëgimisë dhe Artizanatit

panairi-artizanati-gjirokaster-2-tetor-2011Për tre ditë me radhë, në Gjirokastër po organizohet “Panairi i 8-të Kombëtar i Trashëgimisë dhe Artizanatit “Gjirokastra 2014″.

Fondacioni “Gjirokastra” në kuadër të projektit “Ripërtëritja e Traditës”, ka organizuar gjithashtu edhe konkursin me temë “Punimet më të mira artizanale të frymëzuara nga motivet e kostumeve popullore tradicionale”, ku punimet që do të paraqiten për konkurrim gjatë panairit, do të vlerësohen edhe nga një juri me tre çmime të para.

Per tre ditë Pazari i Gjirokastrës eshte kthyer në një skenë festive dhe argëtuese të traditave më të mira shqiptare në artizanat, gatime, prodhimin dhe mirëmbajtjen e kostumeve popullore.

Që nga viti 2007, çdo fund shtatori në Gjirokastër organizohet rregullisht Panairi i Trashëgimisë Kulturore dhe Artizanatit. Panairi është aktiviteti më i rëndësishëm që zhvillohet rregullisht në Shqipëri për artizanatin dhe një eveniment kulturor dhe turistik me rëndësi për Gjirokastrën.

Panairi sjell në rrugët e kalldrëmta të Pazarit rreth 120 individë dhe organizata që shpalosin punën në drejtim të zhvillimit të trashëgimisë kulturore dhe artizanatit, si dhe tregtojnë produktet e tyre. Këtë vit, një pjesë e veprimtarisë së tij pritet të zhvillohet në Qendrën për Trashëgimi dhe Kulturë Babameto.

Kjo përbëhet nga dy godina të mrekullueshme historike të restauruara së fundmi si pjesë e një programi të zbatuar nga organizata Trashëgimi Kulturore pa Kufinj në partneritet me Fondacionin Gjirokastra.

Libohova Online