Gjirokastra sugjerohet si destinacioni i parë turistik nga prestigjiozja ndërkombëtare

Portali i mirënjohur ndërkombëtar për udhëtimet turistike dhe monumentet e kulturës “Travel and Leisure” ka renditur qytetin e Gjirokastrës si destinacionin e parë të sugjeruar për udhëtimin e rradhës turistik të lexuesve të saj.

Në artikullin e saj të titulluar “Vendet që duhet të vizitoni në pushimet tuaja të rradhës” Shqipëria dhe në veçanti Gjirokastra cilësohen si një destinacion turistik i domosdoshëm.

“Shqipëria është një nga destinacionet turistike më emocionues për turistët këtë vit. Vizitoni rivierën shqiptare për ujërat e saj termalë dhe motin e ngrohtë, ose enduni në rrugët e Gjirokastrës që njihet si Qyteti i Gurtë për të marrë aty një dozë kulture dhe historie.”- shkruhet në përshkrimin rekomandues të portalit.