Gjirokastra ‘than’ romët për ujë, vetëm një çezmë për 25 familje

Në lagjen periferike “ Zinxhira”, të qytetit të Gjirokastrës, aty ku është i vendosur komuniteti rom, furnizimi me ujë mbetet problemi kryesor.

Banorët kërkojnë prej drejtuesve të Ndërmarrjes së Ujësjellësit, zgjidhjen e këtij problemi shumëvjecar. Ata shprehen se jetojnë rreth 25 familje në këtë zonë që kanë vetëm një çezmë për t’u furnizuar me ujë të pijshëm, në orare të reduktuara.

Ndërsa drejtori i Ujësjellës – Kanalizimeve në Gjirokastër, Bashkim Tola ka thënë se do të merren masa për stabilizimin e situatës dhe njëkohësisht  u bën thirrje të gjithë qytetarëve të mos e shpërdorojnë ujin e pijshëm duke vaditur apo duke lënë kalixhanët hapur në këto ditë me temperatura të larta.