Gjykata e Gjirokastrës pushon çështjen ndaj 4 iranianëve të arrestuar në kufi
Katër shtetasit nga Irani të arrestuar nga policia e Gjirokastrës në 30 shtator të këtij viti nuk do të jenë më nën hetim. Sot njoftohet se Gjykata e Gjirokastrës vendosi të pushonte çështjen ndaj tyre. Iranianët u shoqëruan në Qendrën Pritëse të Azilkërkuesve Babrru Tiranë.
Mbetet me paqartë se si kishin hyrë në Shqipëri shtetasit iranian dhe çfarë aktiviteti apo misioni ata kishin në vendin tonë.
Kujtojmë që Shqipëria është në shënjestër të shërbimeve të fshehta iraniane, pasi në vendin tonë strehohen prej kohësh mijëra muxhahedinë, të njohur si grupi i opozitës iraniane që kundërshton regjimin e Ajatollahëve.
Më poshtë njoftimi i plotë i Policisë Gjirokastër për arrestimin e iranianëve më 30 shtator 2017
Më datë 30.09.2017, rreth orës 20:00, u arrestuan në flagrancë shtetasit R.K, M.M, L.I, A.F, F.F, H.T dhe Y.M, vjeç 44, 17, 38, 22, 43, 30 e 32, banues në Dibër, Kosovë dhe 4 në Iran, pasi dyshohet se rreth orës 06:30, pranë piramidës 32, tre shqiptarët ju kanë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror nga Shqipëria në Greqi, 4 iranianëve. Nenet 298 e 297 të Kodit Penal.