Gjyqtari i Gjirokastrës kishte miqësi familjare me babain e femrës që i kërkoi seks

sfdsgdfgDrejtuesi i emisionit “Stop”, Saimir Kodra,  ka treguar në emisionin “Opinion” peripecitë që ka hequr gruaja së cilës kreu i Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi i kërkonte favore seksuale.

Kodra tha se gruaja është rreth të 40-tave dhe se ajo ka dy fëmijë.

Sipas Kodrës, ajo pati bërë një kontratë fiktive me ish-vjehrrën për një banesë trekatëshe dhe më pas hapi çështje gjyqësore.

Ajo iu drejtua gjyqtarit në fjalë, pasi ishte mik i babait të saj.

“Që në momentin e parë ai palo-gjyqtar i ka kërkuar favore seksuale”, tha Kodra.

“Ajo ka pasur një persekutim të tmerrshëm. Regjistrimet janë shumë. Ne kishim 1 orë e gjysmë regjistrime. Ajo është përballur me një dhunë të tmerrshme psikologjike dhe e regjistroi gjyqtarin dhe ai e kërcënoi më pas”, tha Kodra.

Kodra tha se kryetari i gjykatës, siç del edhe në një pjesë aty, kap gjyqtarin e çështjes në fjalë, që i thotë ma shiko këtë pjesë, këtë fakt e pranon edhe vetë gjyqtarja.

Kodra thotë se kur erdhi dita e gjyqit kryetari i thotë mos e bë atë, pasi ai nuk mori atë që donte.