Goditet banda e jugut, grabisnin lokale në qarkun Gjirokastër (EMRAT)

Pas një pune intensive të kryer nga Specialistët Kundër Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Panajot Bakiu, 22 vjeç, banues në Durrës.

Sali Hilaj, 24 vjeç, banues në Durrës.

Edmond Pjetri, 22 vjeç, banues në Durrës.

  1. GJ., 17 vjeç, banues në Durrës.

A.B., 17 vjeçe, banuese në Durrës.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi:

Në bashkëpunim me njëri–tjetrin shtetasit e mësipërm kanë kryer një sër vjedhjesh, konkretisht:

Në datë 10.03.2017, në Tepelenë, kanë vjedhur me thyerje lokalin e shtetasit A.A, në Memaliaj kanë vjedhur me thyerje lokalin e shtetasit

Q.V., lokalin e shtetasit G.M. dhe lokalin e shtetasit G.T. Në datë 06.03.2017, në Këlcyrë kanë vjedhur dyqanin e shtetasit E.B., si dhe në datë 10.03.2017, në Këlcyrë kanë tentuar të vjedhin dyqanin “Servis Celularësh”, të shtetasit F.Ç.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa maska, dorashka, kaçavida, leva hekuri, një shumë prëj 10.000 lekë, 20 euro, dy telefona celular, një Laptop, disa shishe me pije alkolike, si dhe automjeti tip “Benz”, me targa AA570HC të marë me qera.

Po vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë, ku dyshohet se autorët janë shtetasit e mësipërm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134 dhe 25 i Kodit Penal.