Gol qesharak në Gjirokastër, Kukësi shënon falë bilbilit të një tifozi (VIDEO)
October 21, 2017
![](https://www.libohovaonline.com/wp-content/uploads/2017/10/Bakaj-470x264.jpg)
Në këto momente në Gjirokastër po luhet takimi mes Luftëtarit dhe Kukësit ku momentalisht po udhëheqin miqtë me rezultatin 0-1. Goli i skuadrës kampione të Shqipërisë është shumë i veçantë dhe qesharak në të njëjtën kohë.
Sulmuesi Guri kontrollon një top me gjoks në zonë por një bilbil i një tifozi bën që ai të ndalë lojën, njësoi veprojnë edhe mbrojtësit e Luftëtarit. Bakaj i vëmendshëm ndaj këtij episodi nuk humbet kohë dhe godet topin që përfundon në rrjetë. Protestat e vendasve nuk vlejnë pasi goli konsiderohet i rregullt nga arbitri Andi Koçi.
Më pas në përfundim të pjesës së parë Kukësi ka shënuar edhe golin e dytë me një penallti të ekzekutuar nga Bakaj.