Golemi komenton protestën e PD: Provë e dëshpërimit, janë pa mbështetje popullore e ndërkombëtare

Kandidati për deputet i PS-së në qarkun Gjirokastër, Flamur Golemi ka komentuar së fundi protestën e opozitës sot në Tiranë.

Përmes një mesazhi të postuar në faqen e tij në Facebook, Golemi thotë se kjo protestë ishte dështimi i radhës i opozitës dhe se sipas tij PD po shkon drejt rrënimit.

Golemi gjithashtu i bën thirrje qytetarëve të dalin masivisht në zgjedhje më 18 qershor dhe të votojnë Partinë Socialiste.

“Protesta e sotme e opozitës ishte një tjetër provë që tregon dëshpërimin brenda çadrës me plastmasë. Për opozitën nuk ka më as mbështetje popullore, as mbështetje ndërkombëtare dhe as motiv për të vazhduar këtë rrugë pa krye, e cila po çon drejt rrënimit Partinë Demokratike. Sidoqoftë në 18 qershor ne duhet të bëjmë zgjedhjen tonë, të dalim masivisht dhe t’i japim votëbesimin Partisë Socialiste, si e vetmja forcë transformuese për vendin dhe që di të çojë përpara aspiratën për integrim në BE, për më shumë punë, mirëqënie e shtet modern. Vazhdojmë bashkë të sigurt dhe plot besim, për Gjirokastrën që duam, për Shqipërinë që duam. #MeFlamurGolemin? #PS???️??️’, shkruan Golemi ne Facebook.