Grabitën një shtetas, policia e Gjirokastrës arreston tre persona

 Grabitën një shtetas, policia e Gjirokastrës arreston tre persona

policiaPolicia e Gjirokastrës ka arrestuar 3 persona dhe ka shpallur një kërkim një të katërt, të cilët akuzohen për grabitje me dhunë të një shtetasi nga Fieri.

Siç njoftohet nga Policia, në kuadër të operacionit “Mogila”, u arrestuan mbrëmjen e djeshme në Memaliaj, Erment Hasanaj, 31 vjeç, banues në Fratar, Mallakstër; Kelmend Skënderaj, 22 vjeç, banues në Poçem, Mallakastër; Ermal Aliaj, 24 vjeç, banues në Poçem, Mallakastër dhe u shpall në kërkim shtetasi J. I, 26 vjeç, banues në Vlorë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri- tjetrin, me datë 19.03.2016, në vendin e quajtur “Mogila”, në segmentin rrugor nacional Krahës – Memaliaj, kanë keqtrajtuar fizikisht e më pas i kanë vjedhur me dhunë një shumë lekësh, një telefon celular dhe një sasi të konsiderueshme stekash me cigare shtetasit M.L, banues në Fier. Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan 151 steka me cigare të llojeve të ndryshme dhe 180 qese me duhan të grirë. Vijon puna për kapjen e autorit të katërt të shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër per veprime te mëtejshme për veprën penale “Vjedhja me dhune”, kryer ne bashkëpunim.

Libohova Online