Grabitje me maska në Gjirokastër, hajduti i shpëton policisë

Një grabitje me maska ka ndodhur sot në Gjirokastër. Policia thotë se ngjarja ndodhi në lagjen ‘Dunavat’ të qytetit, ndërsa autori është larguar në drejtim të paditur.

“Në lagjen Dunavati i dytë, Gjirokastër, në banesën e shtetasit A.Ç, është futur një person i maskuar, i cili ka vjedhur me dhunë dy telefona, disa bizhuteri dhe rreth 10.000 lekë. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e policisë dhe Forcat e Posaçme Shqiponjat, kanë shoqeruar disa persona në ambjentet e policisë. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autoreve. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë Gjirokastër.