Granit Xhaka: Ju tregoj përballjen me Taulantin në ndeshjen kundër Shqipërisë

sss_25Granit Xhaka vëllai i vogël i duelit të europianit, Shqipëri- Zvicër, ka rrëfyer emocionet për këtë takim si dhe ka bërë me dije edhe një zgjidhje se si do ta përballojnë të gjithë presionin.

“Hipoteza më e mirë për ne të dy do të jetë që në minutën e dytë të ndëshkohemi me karton të kuq dhe të dalim nga fusha”, është përgjigjur me batutë dhe të qeshura Granit Xhaka gjatë intervistës për “aargauerzeitung.ch”.

“Unë dhe Taulanti jemi profesionistë dhe do të dimë si të përballojmë emocionet në këtë ndeshje. Megjithatë, më duhet të them se pa diskutim që për secilin prej nesh kjo do të jetë fitorja më e bukur”, ka vijuar Xhaka.

Mesfushori i Moenchengladbachut, si në çdo intervistë të tijën, nuk e fsheh marrëdhënien që ka më të vëllanë. “Ai është frymëzim për mua. Me Taulantin flasim çdo ditë dhe jemi gjithmonë pranë njeri tjetrit kur secili ka nevojë. Ai është shoku im i ngushtë”, ka deklaruar Xhaka.

Nuk mund të mungojë kurioziteti se si ka ndodhur që vëllezërit të bëjnë zgjedhje të ndryshme, sa i përket Kombëtares.

“Është e thjeshtë. Unë kam zgjedhur Zvicrën, pasi ajo u interesua për mua në një moment që Shqipëria jo. E anasjelltas ndodhi me Taulantin”, është shprehur vëllai i vogël i Xhakave futbollistë.