Grekët gjejnë zgjidhje tjetër, zhbllokohet situata në Kakavijë
November 4, 2017
Pas disa orësh bllokim ka rifilluar lëvizja në pikën kufitare të Kakavijës. Të dhënat e fundit thonë se pala greke ka filluar t’i regjistrojë manualisht pasaportat, derisa të rregullohet defekti në sistemin e kompjuterik, për të cilin pala shqiptare sqaroi se ishte defekt i palës greke me të gjitha pikat e saj kufitare me Maqedoninë, Turqinë etj.
Që prej mbërmjes së djeshme qindra udhëtarë prisnin të bllokuar në Kakavijë.
Paraditen e sotme shkuan në doganë edhe ministrat Ditmir Bushati e Mirela Kumbaro. Ata u ndeshën me zemërimin e qytetarëve të cilët i kërkonin llogari për situataën e krijuar.