Greqia e pranon se Pakti Detar dëmtonte Shqipërinë. Deputeti i Gjirokastrës e beson ende se ishte i rregullt

Deputeti i Gjirokastrës Tritan Shehu i cili kohët e fundit ka mbrojtur publikisht marrëveshjen e detit me Greqinë, të nënshkruar nga qeveria ‘Berisha’ dhe të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, ka reaguar pas përfundimit të bisedimeve në Kretë mes ministrit Bushati dhe ministrit Kotzias.

Por në reagim e tij të gjatë, plot me gabime drejtshkrimore, siç Shehu e ka zakon, ai nuk thotë asnjë fjalë për deklaratat e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias.

Sipas këtij të fundit, marrëveshja e detit ishte e gabuar dhe në dëm të Shqpërisë pasi humbiste shumë territor të sajin dhe se tashmë po punojmë për një marrëveshje të re dhe të drejtë ku asnjëra palë nuk humbet territor.

Pra, vetë pala greke thotë që marrëveshja ishte e gabuar dhe dëmtonte Shqipërinë, ndërsa Tritan Shehu vazhdon të besojë se ajo marrëveshje ishte e rregullt. Madje në reagimin e tij të sotëm sugjeron:

“Për marrëveshjen detare, duhet punuar mbi modelin e mëparshëm të saj’.

Lexoni më poshtë reagimin e tij të plotë.

©ArgjiroLajm.net