Greva, bllokohet kalimi në Kakavijë për dy ditë

Kufiri_KakavijePolicia e Gjirokastrës ka njoftuar sot se pika e Kalimit Kufitar të Kakavijës dhe Tre Urave në Përmet do të jenë të bllokuara për dy ditë.

Shkak është bërë një grevë që do të zhvillohet në Greqi.

“Duke filluar që nga dita e premte datë 20.05.2016 ora 07:00, deri ditën e dielë datë 22.05.2016 ora 07:00, dogana greke nuk do të kryejë veprime dhe nuk do të lejohet kalimi i automjeteve”, njofton policia e Gjirokastrës.

Përjashtim do të bëhet vetëm për këmbësorët, si edhe për ndonjë rast emergjent të paraqitur.