Guidë nga të rinjtë, Lazarati destinacion turistik

lazarat1Pas superaksionit të policisë për crrënjosjen e plantacioneve të drogës në Lazarat, ky fshat u shkretua. Por pikërisht historia e tij prej 25 vjetësh si “Kolumbia e Shqipërisë”, po e ndihmon atë të rikthejë shpresën tek banorët. 

Dy të rinj nga ky fshat kanë vendosur ta kthejnë Lazaratin në një destinacion turistik për të gjithë kureshtarët vendas dhe të huaj. Dikur hyrja në Lazarat ishte më e vështirë se marrja e një vize per të udhëtuar jashte vendit. Sot rrugët e fshatit janë të lira për të rrëfyer të shkuarën.

Ndonese të rinjtë kanë marrë rrugët e evropës pasi nuk kanë asnjë mundësi për të punuar në fshat, Lazarati po mirëpret shumë vizitorë. Ata janë kryesisht nordik të cilët i tërhiq më së shumti e ish fshatit të drogës. Duke shfrytëzuar imazhin e sotëm dhe të djeshëm të Lazaratit të rinjtë kanë marrë nismën për të zhvilluar guida për historia e Lazaratit. 

Guida është organizuar nga Universiteti i Gjirokastrës nën drejtimin e pedagogut të Arkeologjisë Vladimir Qirjaqi. Sipas këtij të fundit, në këtë kurs për të trajnuar profesionistë të guidës, trajnuesit kryesisht studentë, kanë marrë njohuri bazë nga një program i miratuar së fundi nga Ministria e Kulturës. Ndërkaq, vetë studentët u shprehën se njohuritë e marra dhe zyrtarizimin e tyre si guida, planifikojnë ta përdorin për t’i shërbyer rritjes së trendit turistik në jug të vendit. Dy studentë nga fshati Lazarat, Zenel Basha dhe Vilajete Cela, kanë si qëllim shfrytëzimin e resurseve turistike të fshatit të tyre i cili vitet e fundit, ka qenë mjaft i dëgjuar për kultivimin e hashashit.

Sipas Zenel Bashës, njërit prej guiduesve turistikë, Lazarati, ka se cfarë të tregojë për turistët vendas apo të huaj. Ka një klimë mjaft të favorshme, një traditë të hershme patriotike dhe historike me emra patriotësh, si dhe ato cfarë kanë prodhuar vitet e tranzicionit.

Ndërsa studentja Vilajete Cela, shprehet për Report TV, se trajnimi si guiduese turistike, është një profesion që duhet të ushtrohet në një kohë kur jugu i vendit, ka se cfarë të tregojë për vizitorët e huaj. Një prej tyre është edhe fshati Lazarat i cili ka asete potenciale turistike nisur edhe nga zhvillimet e viteve të fundit që dihen nga të gjithë. 

Këtë vit, asnjë agjenci turistike nuk kishte planifikuar vizita në këtë fshat, për shkak të frikës dhe pasigurisë që mund të egzistonte. Mirëpo dy studentët shprehen se në Lazarat, kushdo mund të hyjë dhe të dali si mik dhe vizitor pa kurrëfarrë problemi. Lazaratasit janë mikpritës dhe nuk kanë komplekse të së kaluarës-shprehen dy të rinjtë të certifikuar së fundi si guidues turistikë.

Banorë nga fshati, shprehen se interesi për Lazaratin, ka qenë mjaft i lartë nga turistët krahasuar me vitet e kaluara. Për ta, interes kanë ngjallur ish plantacionet me hashash gjurmët e të cilave i gjen edhe sot, objektet e kultit, zonat ku përpunohej hashashi apo edhe godinat ku plastifikohej thahej dhe paketohej. Ndërkaq interes, kanë shfaqur edhe për vendodhjen e grupit të zjarrit të cilët u përleshën me armë zjarri me Policinë e Shtetit në aksionin që kjo e fundit ndërmorri në mes të qershorit të vitit të kaluar.