Hapen 250 vende vakante për ushtarë, ja kriteret për të rinjtë

largea_072808-british_soldiers-full1404976703Forcat e Armatosura kanë hapur rregjistrimet për 250 të rinj dhe të reja që duan tu bashkohen atyre. Regjistrimi i kandidatëve për këtë fazë ka filluar dhe do të vijojë  deri me 25 Shkurt 2016, testimet në QPR fillojnë më datë 01.03.2016.
 
Për realizimin e këtij rekrutimi, është informuar publiku, të rinj e të rejat, nëpërmjet faqes zyrtare të FA, për fazën e rekrutimit, kriteret që duhen për t’u rekrutuar, dokumentacionin që duhet të paraqiten si dhe testimet që do i nënshtrohen për tu përzgjedhur si ushtar/detar aktiv. Për këtë janë ndërmarrë deri tani këto veprime:
 
Bashkëpunimi me Qendrën e Kulturës, Medias, Botimeve të Mbrojtjes, Muzeut dhe Shtëpive të Pushimit për promovimin e vlerave të Forcave të Armatosura. Botimi i njoftimit në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe në Gazetën “Ushtria”, me qëllim rritjen e numrit për të interesuarit. 

Përgatitja e dokumentacionit informues dhe njohja e aplikantëve të interesuar, me aktet ligjore, n/ligjore, kriteret, dokumentacionin, normat e testit fizik dhe datat e zhvillimit të testimeve.

Bashkëpunimin me komandat dhe repartet e FA, duke i dërguar me shkresë “njoftimin” për rekrutimin e  kandidatëve,  për informimin e të interesuarve për t’u bërë pjesë e FA 
 
Kriteret e përgjithshme për rekrutimin e ushtarëve /detarëve aktiv 
Për t’u rekrutuar në FA si ushtar/detar shtetasit duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
Të jetë shtetas shqiptar.
Të mos jetë dënuar nga gjykata për vepra penale.
Të mos jetë në ndjekje penale.
Të mos ketë humbur të drejtën e ushtrimit të profesionit ose veprimtarisë në administratën publike me vendim gjykate.
Të mos jetë në proces gjykimi penal nga Gjykata
Mosha minimale e rekrutimit është 18 vjeç. Në momentin e titullimit ushtar/detar aktiv, nuk duhet të kenë mbushur moshën 27 vjeç. Përjashtim bëjnë vetëm shtetasit që do të titullohen ushtar/detar aktiv, të cilët do të jenë personel mjekësor i FA dhe në momentin e titullimit nuk duhet të kenë mbushur moshën 32 vjeç
Të ketë kryer arsimin parauniversitar ose të lartë brenda ose jashtë vendit.
Të ketë kryer kontrollin shëndetësor dhe të jetë vlerësuar i aftë për ushtar/detar aktiv nga Spitali Ushtarak i Forcave të Armatosura në Komandën Mbështetëse.
Të ketë kaluar testin, fizik, intelektual dhe psikologjik.
Kandidatët për ushtar/detarë aktiv të kenë gjatësinë trupore mbi 170 cm për meshkujt dhe mbi 165 cm për femrat. 
 
Specifike

Kandidatët për ushtar aktiv, të planifikuar për kompletimin e Policisë Ushtarake, duhet të kenë gjatësinë trupore mbi 170 cm për meshkuj dhe femra. 
Procedura e aplikimit për ushtar/detar.

Shtetasit që dëshirojnë të shërbejnë në FA si ushtar/detarë aktiv, do të aplikojnë drejtpërdrejtë në zyrën e pranimit në Qendrën e Personel Rekrutimit.
Aplikantët plotësojnë formularin e aplikimit dhe pranimit të dokumentacionit (bashkëlidhur këtij udhëzimi) dhe marrin njoftimin për dokumentet e nevojshme, afatin e paraqitjes në Qendrën e Personel Rekrutimit për vijimin e procesit të pranimit, testimit e përzgjedhjes.

Procedurat, kriteret, rregullat e testimit janë bërë publike në faqen e internetit të FA. 
Regjistrimi i kandidatëve, dokumentacioni i nevojshëma) Kandidatët për ushtar/detar aktiv, paraqesin në Qendrën e Personel Rekrutimit, dokumentet e mëposhtme:
Kërkesë me shkrim, në të cilën parashtrohet identiteti i aplikantit, statusi familjar (martuar, beqar), arsyet për të cilat dëshiron të bëhet ushtar/detar aktiv, njësia apo reparti në të cilin do të dëshironte për të shërbyer. Aftësitë, përvoja në punë, prirjet e tij në fusha të caktuara, sipas modelit bashkëlidhur këtij udhëzimi (formulari i aplikimit).

Fotokopjen e kartës së identitetit
Certifikatë familjare.
Dy fotografi të përmasave 4 x 6cm dhe dy fotografi të përmasave 9×12 cm
Fotokopje të diplomës së arsimit parauniversitar ose të arsimit të lartë të noterizuar dhe të vërtetuar nga Drejtoria Arsimore Rajonale/Rrethit.
Diplomë, dëshmi, certifikatë për aftësitë profesionale (nëse ka), të noterizuar.
Dëshmi penaliteti.
Vërtetim nga prokuroria.
Vërtetim nga gjykata.

Fletë të ekzaminimit mjekësor  nga Spitali Ushtarak i Forcave të Armatosura në Komandën Mbështetëse. 
b) Të gjithë kandidatët që plotësojnë kushtet e përcaktuara nga ligji, kanë dokumentacionin konform kërkesave dhe janë vlerësuar të aftë nga ana shëndetësore, regjistrohen në QPR sipas rregullave të përcaktuara dhe marrin njoftim mbi pranimin si kandidat.
c)  Qendra e Personel Rekrutimit, vijon procedurat e testimit dhe përzgjedhjes me kandidatët, të cilët janë gjykuar të aftë nga ana shëndetësore.

Fazat dhe procedurat e konkurrimit.Për t’u rekrutuar në FA, të gjithë aplikantët duhet të plotësojnë disa standarde për edukimin, gjendjen fizike dhe shëndetësore. Zhvillimi i konkurrimit parashikon:
a)ekzaminimin shëndetësor
b)testimin fizik
c)testimin intelektual
          d)   testimin psikologjik – See more at: http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/hapen-250-vende-vakante-p-r-ushtar–ja-kriteret-p-r-t–rinjt–333228.html#sthash.I7UrP3Qi.dpuf