Hapet konkursi, kush do të jetë drejtori i ri i OSHEE Gjirokastër?

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka shpallur të hapur konkursin për 11 vende vakante pune pranë këtij institucioni. Bëhet fjalë për postet e drejtorëve rajonalë për 11 drejtoritë rajonale si më poshtë:

Drejtoria Rajonale Tiranë
Drejtoria Rajonale Durrës
Drejtoria Rajonale Elbasan
Drejtoria Rajonale Gjirokastër
Drejtoria Rajonale Korçë
Drejtoria Rajonale Shkodër
Drejtoria Rajonale Fier
Drejtoria Rajonale Berat
Drejtoria Rajonale Burrel
Njësia Kukës
Njësia Vlorë

Afati i fundit i aplikimeve është data 6 nëntor, pranë OSHEE-së, Kështu që nxitoni.

Gjithashtu OSHEE bën publike edhe kriteret që çdo kandidat duhet të përmbushë për të fituar këtë post pune.

“Kandidati duhet të zotërojë një diplomë të nivelit master shkencor, ndërsa degët e preferuara janë ato në shkenca inxhinierike, ekonomike dhe juridike. Në kritere përfshihet edhe patja e së paku 5 viteve përvojë pune, me një eksperiencë të preferuar në drejtim ose menaxhim.

Krahas këtyre kushteve, kërkohen edhe njohuria e mirë e gjuhës angleze dhe aftësi të mira kompjuterike.

Për të aplikuar, të interesuarit duhet të dorëzojnë një letër interesi për pozicionin në të cilin po konkurrojnë; jetëshkrimin; tabelën e plotësuar me të dhënat për aplikant sipas modelit të përcaktuar nga OSHEE; si edhe formularin e vetëdeklarimit të gjendjes gjyqësore.

Aplikimet do të priten deri më datë 6 Nëntor pranë OSHEE, datë pas së cilës do të bëhet përzgjedhja e kandidatëve dhe do të zhvillohet faza e intervistës me gojë dhe testimit me shkrim.”