Harta e re elektorale për të gjithë qarqet, ja numri i deputetëve për Gjirokastrën
Zgjedhjet e vitit 2017 do të zhvillohen me një hartë të re elektorale ku në disa qarqe të vendit do të ketë ndryshim të numrit të deputetëve.
Sipas KQZ lëvizjet e popullsisë dhe lindshmëria foshnjore janë arsyet që do të ndryshojnë hartën e mandateve të deputetëve në zgjedhjet e 18 qershorit.
Qarqet e Tiranës dhe Durrësit shënojnë rritje të numrit të deputetëve, ndërsa tkurren mandatet në Kukës, Berat dhe Korçë.
Tirana nga 32 deputetë do rritet me dy, pra 34 deputetë, ndërsa Durrësi nga 13 shkon në 14 deputetë.
Këto tre deputetë që i shtohen Tiranës dhe Durrësit do t’i hiqen Kukësit, Beratit dhe Korçës. Kukësi, në zgjedhjet e ardhshme do të ketë vetëm 3 deputetë, Berati 7 deputetë dhe Korça 11 deputetë.
Zona zgjedhore qarku Berat 7 mandate
Zona zgjedhore qarku Dibër 6 mandate
Zona zgjedhore qarku Durrës 14 mandate
Zona zgjedhore qarku Elbasan 14 mandate
Zona zgjedhore qarku Fier 16 mandate
Zona zgjedhore qarku Gjirokastër 5 mandate
Zona zgjedhore qarku Korçë 11 mandate
Zona zgjedhore qarku Kukës 3 mandate
Zona zgjedhore qarku Lezhë 7 mandate
Zona zgjedhore qarku Shkodër 11 mandate
Zona zgjedhore qarku Tiranë 34 mandate
Zona zgjedhore qarku Vlorë 12 mandate