Mandi entuziaste për fitoren, falenderon votuesit. Heshtje nga Çomo

Luiza-Mandi-283x300Pak pas përfundimit të procesit zgjedhor në të 12 qendrat e votimit në Libohova, ka reaguar kandidatja e koalicionit të majtë, Luiza Mandi. Në shënimin e saj të shkurtër në rrjetin social Facebook, Mandi falenderon votuesit dhe shprehet entuziaste për fitoren.

“Në përfundim të proçesit të votimit dua të falenderoj të gjithë qytetarët që morën pjesë në këto zjedhje. Faleminderit të rinjve, faleminderit atyre që votuan për herë të parë, faleminderit emigrantëve dhe kujtdo që ushtroi të drejtën e votës. Unë jam e bindur që edhe proçesi i numërimit do të shkojë shumë mirë. Nga nesër e tutje, bashkë me festën e fitores sonë historike e të merituar, do të hapet një kapitull i ri për Libohovën”- shkruan Mandi.

Nga ana tjetër kandidati i koalicionit të djathtë, Altin Como, nuk ka bërë ndonjë reagim deri më tani, të paktën po t’i referohesh faqes së tij në rrjetin social Facebook.