Hidhet shorti, Skënderbeu do të ndeshet me Dinamon e Zagrepit

11831774_896534857050903_912111021190307299_nHidhet shorti për fazën e ndeshjeve në Play Off të Champions League.

Skënderbeu do të ndeshet me Dinamon e Zagrepit.

Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës i rezervon një kundërshtar të vështirë korçarëve, por jo totalisht të pakalueshëm. Ndeshja e parë do të luhet në Shqipëri.

Kroatët në fazën e dytë u ndeshën me modestët CS Fola të Luksemburgut.

Ndeshjet e para të paly off do të luhen në 18 dhe 19 gusht, ndërsa të dytat një javë më pas./Lapsi.al/