Hipoteka Gjirokastër, 12 milionë lekë tender për zyra të reja
Zyra Vendore e Regjistrimit Pasurisë së Paluajteshme Gjirokastër (Hipoteka) ka bërë një tender për rikonstruksionin e ambienteve të saj. Pesë ditë më parë është shpallur kompania fituese që do të kryejë punimet. Ajo është ‘Bilibashi’ Sh.p.k. Vlera e tenderit është rreth 12.4 milionë lekë të vjetra. Përzgjedhja e saj thuhet në njoftim është bërë mbi këto kritere; çmimi më i ulët dhe oferta ekonomikisht më e favorshme. Bashkë me firmën ‘Bilibashi’ Sh.p.k, në garë për këtë tender ishin edhe dy firma të tjera. ‘Avduli’ Sh.p.k dhe ‘TEA-AD’ Sh.p.k Afati i përfundimit të punimeve nuk përcaktohet. Së fundi është përfolur se Hipoteka Gjirokastër kërkonte të transferohej me ambiente te ish-shtëpia e ushtarakëve, por ajo ndërtesë i është dhënë në përdorim Universitetit ‘Eqrem Çabej’.
©ArgjiroLajm.net