Hipotekimi i pronave, ja taksat e reja për Bashkinë Libohovë

DSC01707.jpgQeveria ka vendosur të ndryshojë taksat që do të paguhen për banesat si dhe për shitblerjen e pronësisë.

Një tjetër ndryshim është dhe taksa për trojet, taksë që do ta paguajë si pronari ashtu dhe përdoruesi i pronës.

Në ndryshimin për taksën vendore, bashkitë janë ndarë në tre kategori përsa i përket taksës për banesat, ndërsa për trojet do të kemi katër kategori.

Bashkia e Libohovës bën pjesë në kategorinë e tretë. Taksat do të jenë si më poshtë.

Taksa e ndërtesës për m

5 lekë/m2 për ndërtesat e ndërtuara para vitit 1993

6 lekë/m2 për ndërtesat e ndërtuara pas vitit 1993

Ndërtesat për tregti

200 lekë/m2

Taksa e kalimit të pronësisë

100 lekë/m2

Kalimi i pronësisë për ndërtesat për tregti e shërbime

300 lekë/m2

Trojet

Ndryshe nga ndërtesat, trojet do të ndahen në katër kategori, ndërsa taksa do të llogaritet për hektarë. Bashkia Libohovë është në kategorinë e katërtNë kategorinë e katërt, ku do të paguhet taksë 1400 lekë për ha.